Home 30 vite KOHA JONE Mimoza Dervis...

Mimoza Dervishi: Edi Rama, fillimi i një epoke

1613
0

(Botuar me 11 tetor 2005)

Nga Mimoza Dervishi-

Ora biologjike e PS-së ka trokitur fort më në fund dhe ka dhënë rezultat, tamam si e një gruaje pak të vonuar për të pasur fëmijë, por që s’e ka humbur shansin e fundit. Ka fituar Edi Rama, por më shumë se kaq, ka fituar ndryshimi që mund të quhet progresist, inteligjent, guximtar dhe agresiv. Ka humbur vetë ai Fatos Nano i cili pas këtij kongresi po përjeton ndoshta për herë të parë edhe humbjen e 3 korrikut. Ka humbur dhe Sali Berisha, ka mbetur pa vëllain siamez i cili s’ia mbushi mendjen askujt me dorëheqjen e 1 shtatorit. Sa për socialistët e mbetur midis, ata padyshim që janë akoma të hutuar nga një divorc jo aq i lehtë, duke lënë pas 15 vitesh të mbushura me të zakonshmet e një martese, dashuri, pasion, tradhti, grindje, përqafime, pështyma puthjesh dhe abuzime.”Përshëndes dhe përqafoj fort të gjithë fëmijët e atyre delegatëve që morën prindërit në telefon dhi bënë të votonin për mua”. Këte ka thënë Rama i sapozgjedhur në krye të PS-së në një intervistë të menjëhershme për Top Channel. Kaq mjafton të kup tosh se ka folur edhe një pjesë tjetër e Shqipërisë, që sheh më larg se hunda e baballarëve të tyre. Ata, delegatët e PS-së ishin të fundit që e kuptuan se çfarë duhet të bënin, të fundit që po e kuptonin pse humbi PS-ja, paçka se Edi Rama u lodh e u stërlodh për t’i shpjeguar arsyet e humbjes. Ka nisur një epokë e re, jo vetëm për socialistët por për gjithë Shqipërinë; ajo e ndryshimit, i cili është gjithmonë pozitiv dhe i nevojshëm. Që nga sot Partia Socialiste nuk do jetë më ajo që ka qenë dhe për rrjedhojë edhe politika në tërësi. Sapo ka dhënë grahmat e fundit epoka Nano. Në formën më banale, që qelbet erë alkool dhe bixhoz, qejfesh të shfrenuara mes fustaneve me xixa, cinizëm në ditë zie, shpërfillje mbi Porche, dhe si rezultat një Sh qipëri e dehur që s’e mbajnë më këmbët nga korrupsioni i futur thellë e më thellë në çdo skutë apo zyrë, që ka emrin shtet a privat, shkollë a spital. Kur Nano telefononte nga kazinoja nën, rrokullimën e ruletave të shumta, për pak menduam se kaq u desh që ai të vijë përsëri. Edhe njëherë u pa, që ai është prezent edhe pa qenë fizikisht prezent, por si një fantazëm që u shfaqet në gjumë të gjithëve. Për pak sa s’u vërtetua dhe njëherë shprehja se çdo tumë meriton atë që ka në krye. Por socialistët nuk kanë si ta meritojnë më Fatos Nanon. S’kanë asgjë të përbashkët me shpërfytyrimin e njeriut Nano në dy vitet e fundit të paktën. Askush nuk besoj se do ketë më qejf të merret me Nanon, as media e cila dashje pa dashjei ka dhënë më shumë se ç’duhet edhe këto kohë rrotull, kur ai është tërësisht i humbur dhe s’i ka ngelur gjë për të thënë. Nuk do të jetë më lajm rendja pas Nanos në çdo kafe apo bar ku ai do kalojë kohën. Absolutisht nuk përbën asgjë akuza e tij për korrupsion ndaj Ramës dhe të tjerë. Jo vetëm pse ai ka hesapet e tij për të larë me këtë nocion në aparencë dhe thelb, por si një njeri që duhet t’i njohë mirë ligjet perëndimore ai duhet ta dijë, që gjithkush që akuzohet është i pafajshëm deri sa të provohet fajtor. Deklarata aprofesionale dhe e pavende Berishës, “Nanon nuk e prek se e bëj hero”, nuk i jep aspak të drejtën këtij të fundit, të akuzojë majtas-djathtas kujdo që mendon se po i zë vendin. Ai e di mirë që shqiptarët janë kaq të ndjeshëm tani ndaj fjalës korrupsion dhe kjo ishte arsyeja që humbi zgjedhjet. Por zgjedhjet e humbura nuk u duken sikur ‘ishin disfata e tij më e madhe. I mësuar me ikje-ardhje, humbje, fitore, për Fatos Nanon politika ishte njësoj si bixhozi, herë humb e herë fiton. Prandaj dhe humbja e 3 korrikut nuk iu duk akoma humbje, se aty e kishte partinë. Ja pse fitorja e Edi Ramës është humbja e të gjitha humbjeve të Fatos Nanos. Sigurisht i ka mbetur akoma bashkëshortja dhe shpresojmë martesat u forcohet tani, që burri s’do harxhojë kohë për karrierë, por fuqitë e vërteta do t’i shpenzojë dhe tregoje brenda pragut të derës. Ndërsa Edi Rama ka fituar jo vetëm prej fëmijëve të delegatëve por edhe prej ikjes së Ruçit. Kjo e ka tronditur PS-në e cila e ka parë veten në prag përçarje dhe shpejt e ftilluar ka menduar të mos luajë bixhoz me Nanon, i cili , në fund të fundit, me lekët e gruas po luan. Edi Rama ka fituar edhe prej medias e cila vërtet i la vend pa hesap dhe me zhurmë ish-kreut të ishave Nano, por njëkohësisht dhe menjëherë e përqeshi dhe e talli “hajdutin që thërret kapeni hajdutin”, siç thotë Andi Bushati. Sigurisht kjo nuk tregon që media ështe me Edi Ramën. Kjo do të thotë vetëm të bësh gjënë e duhur në kohën e duhur. Do të ketë boll kohë për t’u kritikuar dhe lëvduar Rama, për ato që ka dhe nuk ka, po në kohën dhe vendin e duhur. Edhe pozita ka kaluar momente deliri këto dy ditë. Madje, Berisha mund të ketë dashur ta pijë një kafe me “grupistët Nano” në hotel Tirana në mesnatën e parë çakerrqefetëkongresit. Një lider i ri në opozitë kërkon një lider të ri përballë, por kjo është çështje e brendshme e PD-së dhe pakmëvonshme. Parë ftohtë, me qetësi dhe nga larg, një sërë pyetjesh ngrihen përnjëherësh. Sa të sigurt e ka Berisha qeverisjen, është aq i qetë me votat e aleancave hibride apo votat e dushkut, apo me votat tashmë jetime të Ilir Metës. Të gjitha këto dhe një Edi Rama në krye të opozitës do të sjellin zhvillime të reja interesante dhe padiskutim të ndryshme nga ato të jo pak, por, 15 viteve të fundit. Dhe nëse Edi Rama i hyn PS-së me të njëjtin vrull si Tiranës, nëse ai e sheh dhe e ndien se kjo është shtëpia e tije re që nuk i përket më banorëve të një qyteti por gjithë vendit, nëse kupton larminë e kësaj shtëpie të madhe, që përfshin të gjitha dialektet nga jugu në veri, mbase do kemi zhvillime dhe projekte edhe më shumëngjyrëshe se ato që sot ka Tirana.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga 30 Vite KohaJone

Më shumë nga 30 Vite KohaJone

Lajmet e Fundit

Te Fundit