Një gazetare ruse vritet në Kiev, po filmonte shkatërrimet në Podolsk

Oksana Baulina, një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë këtë të mërkurë.

Gazetarja po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit. Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën, sipas Insajderit.

Ajo ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?