10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Meta: Një ditë e mrekullueshme sot në Prishtinë (Foto)

PRISHTINE- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuvendit me këtë rast. Por kështu Kreu i Shtetit shqitpar ka marrë pjesë në ceremoninë e paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe ka zhvilluar takime me Presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare.
Pas këtyre aktiviteteve, Pesidenti Meta ka zhvilluar një takim kongresmenin amerikan Eliot Engel, si dhe me dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cilët i ka uruar për 10-Vjetorin e Pavaresisë së Kosovës.

teksa ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” disa foto nga këto takime, presidenti Meta shkruan: “Një ditë e mrekullueshme sot në Prishtinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?