Fatmir Mediu dhe Agron Duka: Opozita sot, e jo nesër, të dalë e stopojë aventurën e Ramës për Koalicionet Zgjedhore

Loja e kryeministrit Rama me deputetët e ashtuquajtur opozita parlamentare, për të amenduar Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllimin e heqjes nga Kushtetuta të nenit që lejon koalicionet parazgjedhore, mbetet një akt kriminal në dëm të stabilitetit të vendit.

I pyetur nga “Koha Jone”, Fatmir Mediu, kryetari i PR tha se “Nëse Rama heq kualicionet parazgjedhore bën një veprim antiligjor, antikushtetues, antikombëtar dhe përligj diktaturën”.

Media shtoi se duhet krejt opozita reale të ngrihet që sot e ti kërkojë llogari ndërkombëtarëve të cilët garantuan firmat në Marrëveshje. Opozita, tha Media, ka nevojë që të flasë sot, e jo nesër, për këtë lojë të kryeministrit Rama që po synon destabilitet, duke shkelur Marrëveshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Agron Duka, kryetar i PAA tha: “Kjo mund të cilësohet si përpjekja e fundit dhe e dëshpëruar e një pushteti në ikje, i cili shpresat për fitore nuk i ka te alternativa, te propozimi, por te hilet politike, te intriga. Sigurisht është një përpjekje shqetësuese, por jam besimplotë se partnerët ndërkombëtarë nuk do të lejojnë avancimin e një plani që ka të gjithë potencialin për të prodhuar destabilitet në vend. Edhe të huajt, që deri përpara pak kohëve ishin të kujdesshëm kur bëhej fjalë për qeverinë, e kanë kuptuar se ai është penguesi i zgjedhjeve të lira, është penguesi i ngritjes së drejtësisë së re, është penguesi i rrugës europiane të Shqipërisë. Ne si opozitë nuk do të pranojmë asgjë tjetër, përvec dakordësisë që arritëm në 5 qershor, dhe nuk do të lejojmë që agjenda europiane, që përkon me zbatimin e mëtejshëm të kushteve, të merret peng nga Edi Rama. Të gjitha mjetet diplomatike dhe politike, duke përfshirë këtu edhe protestat, do të përdoren me qëllim mbylljen e këtij kapitulli të shëmtuar të ‘Rilindjes’”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?