146 milionë euro për projektet në bujqësi e blegtori. Nxitoni para zgjedhjeve!

146 mln euro është shuma e përgjithshme e IPARD 3, me të cilën do të mbështeten projektet për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Kushdo që ka një projekt në zonat rurale mund të aplikojë duke filluar nga muaji mars.

Në muajin mars nisin aplikimit për përfitimin e fondeve në mbështetje të bujqësisë nga fondet e IPARD III. Në total janë 146 mln euro, që do të shkojnë për financimin e projekteve të reja dhe mbështetjes së fermerëve aktivë. Këtë vit, skema do të zgjerohet me 5 masa të reja, për të cilat do të investohen 33 mln euro.

Nga këto 16 mln euro do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës rurale, 7 mln për mbrojtjen e pyjeve, 5 milionë për zbatimin e strategjive që mbeshtesin grupime lokale në fusha social-kulturore dhe pjesa tjetër përmirësimin e prodhimeve bujqësore dhe shërbime këshillimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nën këtë program sipas raportit të marrëveshjes së miratuar nga Kuvendi janë parashikuar edhe sektorë të rinj që marrin fokus kryesor, si sektori i ullirit, bimët mjekësore aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sektorin e vajit të ullirit aplikimet do të kryen nga bashkitë dhe fermerët, për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit, duke zbatuar për herë të parë projektin pilot në 4 bashki për bashkimin e fermerëve.

Ndërkohë, nga thirrjet për fondet IPARD II me vlerë 145 mln euro  janë disbursuar 54 mln euro për 479 biznese, nga 1190 që aplikuan me projekte konkrete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?