200 të arrestuar për vjedhje, Balla: Goditja ndaj keqbërësve, sfidë e pandalshme e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se goditja ndaj keqbërësve është një sfidë e pandalshme e Policisë së Shtetit.

Ministri Balla ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit “Piketa”, i cili bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal të cilët akuzohen për vjedhje, duke e çuar kështu në mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit.

“Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, Policia e Shtetit duhet të rrisë goditjen ndaj keqbërësve që shfrytëzojnë këtë moment. Një tjetër grup kriminal u vu në pranga me akuzën e vjedhjeve, duke e çuar mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni “Piketat” u zhvillua nga Policia e Himarës dhe e Durrësit, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e vjedhjeve në një sërë vilash, si dhe vënia në pranga e dy prej pjesëtarëve të grupit kriminal dhe shpallja në kërkim e pjesëtarit tjetër, të tre me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?