FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

27 vite nga shkrirja e akullit me SHBA

Si sot, 27 vite më parë, Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do ta rikthente më pas Uashingtonin në aleatin më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Raportet mes dy vendeve ishin ndërprerë prej 52 vitesh, deri në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit në SHBA, më 15 mars të 1991 ngamMinistri i Jashtëm shqiptar i asaj kohe, Muhamet Kapllani dhe Ndihmës/Sekretari i Shtetit Raymond G.F. Seitz.

“Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (Woodrow) Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare, të cilët mbajtën lidhje me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve”, deklaronte në atë kohë Seitz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivendosja e marrëdhënieve është përkujtuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?