280 mijë euro një operacion?! Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndryshuar nuk do kisha paguar aq!
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi në një lidhje në emisionin Opinion e pyetur mbi akuzën e dorëzuar në SPAK ndaj saj dhe familjes dhe kryerjen e një ndërhyrjeje estetike me vlerë 286 mijë euro, Kryemadhi tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.
Pjesë nga biseda në Opinion:
Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.
Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.
A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.
Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë?
Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…
Fevziu: Në datën që flitet?
Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një swift tjetër
KOHA JONË SONDAZH

