FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

7 Marsi, Presidenti Ilir Meta: Bashkëpunim intensiv shkollë-familje (FOTO)

Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ku ka përfunduar studimet dhe vetë, për të uruar festën e mësuesit.

Mes mesazheve, Presidenti Meta bëri një apel për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, referuar dhe ngjarjeve të ndodhura në shkolla, apo ambientet afër tyre.

“Për të evituar sidomos dështimin e nxënësve në të ardhmen, sot është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, siç dhe ka qenë në të kaluarën, sepse familja ka një rol shumë të rëndësishëm për edukimin e fëmijëve dhe për të ndjekur mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Pasi shkolla sot është ambient më i ekspozuar ndaj disa fenomeneve që janë serioze dhe shqetësuese për të rinjtë, fëmijët, familjet tona dhe shoqërinë tonë”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?