8 deputetë të PD dhe LSI në Kuvend: Mbështesim studentët
4 deputetë të PD dhe 4 deputetë të LSI janë në seancën plenare sot në Kuvend, duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh. Nga deputetët e PD në seancën e sotme marrin pjesë: Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagoge) Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji. Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj. Shkak i prezencës së deputetëve të opozitës në Kuvend, janë 2 amendamentet e dorëzuara dje nga LSI-ja.
Dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.
Amendamentet u depozituan në Kuvend nga deputetet Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa Kryemadhi tha se “beteja” do zhvendosej në Kuvend për të mbështetur studentët dhe duke paralajmëruar njëherazi kështu edhe thyrjen e bojkotit të Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

