A do jetë në votim për Tahirin, Edi Rama?
Edi Rama pasi e palosi mjeshtërisht Saimir Tahirin nga PS dhe e përjashtoi edhe nga grupi parlamentar i PS, niset për në vendet arabe. Merr me vete edhe Erion Veliaj, kryetarin e bashkisë së Tiranës si për t’ju thënë se pasardhësi i tij në PS nuk ka konkurent. Dhe realisht Veliaj mbetet numri dy ne PS.
Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Lartësinë e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.
Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Nga ana e tij, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë. Rama është shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Pas skandalit te ish-ministrit te brendshem Tahiri kryeministri nuk ka me besim te asnje minister, perjashtuar grupit qe ka marre me vete. Tani i shikon te gjithe me dyshim.
Mundet që kryeministri të pushojë sonte në Romë për të pritur në hotel për darkë pune ministrin e brendshëm Tahiri që vjen nga Trieste dhe Engjëll Agaçin, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, që aludohet se po vjen nga Catania për çështjen Tahiri. Por nesër është votimi në Kuvend për rastin Tahiri. Nëse ka turbulenca apo stuhi në Romë nuk niset kryeministri nga Italia. Me mire te pushoj ne Rome pasi votat i ka siguruar aqsa thuhet se do marre edhe 10 vota nga opozita.
KOHA JONË SONDAZH

