Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do të sjellë 2025-a ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

Bota E mërkurë, 20 Nëntor 2024 09:00
A do të sjellë 2025-a ndryshim të madh për udhëtarët në BE?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fundjavën e kaluar u zbulua sistemi i ri i hyrje/daljes në Bashkimin Evropian (EES).

Ky sistem i ri nënkupton se kur një shtetas jo i BE-së hyn në cilindo prej 29 vendeve të zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, ai duhet ta regjistrojë emrin e plotë dhe kombësinë, t’i japë gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohet – sipas të gjitha gjasave në një kabinë me vetëshërbim.

Sistemi u miratua nga BE-ja në fund të vitit 2017 dhe do ta heqë vulosjen manuale të pasaportave jo të BE-së, përkatësisht do ta zëvendësojë sistemin e vjetër me një bazë të madhe elektronike të të dhënave.

Sipas Komisionit Evropian, sistemi i ri do të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt, do t’i ndihmojë shtetasit e vendeve të treta të udhëtojnë më lehtë, do t’i identifikojë përpjekjet për ta tejkaluar kohën e lejuar të qëndrimit, ose për fshehje të identitetit.

Megjithatë, ai nuk u funksionalizua – as më 10 nëntor siç ishte planifikuar, e as në datën rezervë, më 17 nëntor.

Por, për të qenë më të saktë, datat nuk u përcaktuan kurrë me vendosmëri.

Flitej që kjo mund të ndodhte dikur edhe në tremujorin e fundit të këtij viti dhe nuk ishte hera e parë që u shty.

As në vitet 2022 dhe 2023, sistemi i ri nuk ishte gati.

Dhe, shtrohet pyetja: përse këto vonesa të vazhdueshme?

Një përgjigje është se bëhet fjalë për një ndërmarrje masive të teknologjisë informative dhe, në këtë shkallë, ajo nuk ka qenë e testuar më parë.

Kur në tetor, ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord se prezantimi në nëntor nuk është i mundur, ishin Franca, Gjermania dhe Holanda – tri shtete anëtare me shumë pika të hyrjes – që e frenuan.

Ministria e Brendshme gjermane tha atëkohë se sistemit qendror kompjuterik, që do ta mbështeste sistemin e ri, e që mbikëqyret nga agjencia e BE-së, eu-LISA, i mungon “stabiliteti dhe funksionaliteti i nevojshëm”.

Një diplomat i BE-së, i cili ka dijeni për çështjen, u shpreh edhe më ashpër, duke i thënë Radios Evropa e Lirë se i gjithë sistemi është “i dobët” dhe se nuk është testuar përpara nisjes zyrtare.

Ndërsa agjencia e BE-së, eu-LISA, tha se të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gati teknikisht, ka frikë se sistemi i ri do të krijojë kaos në qendrat kryesore të kontinentit, duke goditur kështu biznesin dhe turizmin me radhë masive kufitare.

Një nga problemet është se BE-ja donte ta lansonte sistemin kudo në të njëjtën kohë. Por, në Bruksel tani flitet për një qasje me faza, që do të thotë se rregulloret e miratuara tashmë, duhet të ndryshohen.

Mund t'ju interesojë

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 9 orësh
Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës në Arabinë Saudite

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës n...

Para 9 orësh
FBI flet për sulme kibernetike në mbarë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë

FBI flet për sulme kibernetike në mbarë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë

Para 10 orësh

Kjo mund të bëhet nëse ka vullnet politik, i cili duket se ekziston, por i takon Komisionit Evropian të përcaktojë se çfarë do të thotë saktësisht qasja me faza.

Ndërkohë, shumë qendra dhe pika kufitare do të vazhdojnë të përgatiten për lansimin eventual të sistemit në vitin 2025, duke shtuar më shumë barriera automatike dhe kabina të vetëshërbimit, si dhe duke trajnuar stafin dhe rojet kufitare.

Pasi të funksionalizohet ky sistem, qytetarët jashtë BE-së i pret edhe një gjë tjetër.

Plani është që rreth gjashtë muaj më vonë, të procedohet me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Ky do t’i mbulojë të gjithë udhëtarët e përjashtuar nga vizat me BE-në, përfshirë shtetasit e SHBA-së dhe Britanisë, por edhe ukrainasit, gjeorgjianët dhe moldavët, si dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Vlen të theksohet se marrja e miratimit nga ETIAS-i nuk është vizë dhe nuk garanton hyrjen.

Autorizimi, i vlefshëm për tre vjet, do të kushtojë 7 euro dhe do të duhet të plotësohet nga të gjithë personat e moshës 18 deri në 70 vjeç.

Përjashtime do të mund të bëjnë individët me viza dhe leje qëndrimi, refugjatët, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe pasagjerët transit në aeroporte.

Për ETIAS-in, BE-ja ra dakord në vitin 2018 dhe, sikurse EES-ja, ai është pjesë e përpjekjeve për ta bërë zonën Schengen më të fuqishme dhe më të kontrolluar.

Me imigracionin sërish në krye të agjendës politike në të gjithë bllokun, ka të ngjarë që të ketë një shtytje të fortë nga disa shtete anëtare, si dhe nga vetë Komisioni Evropian, për t’i funksionalizuar të dyja sistemet në vitin 2025./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 9 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 10 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 12 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.