FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Afrim Krasniqi: Qeveria paguan 30 milion euro në vit për reklama!

Politologu Afrim Krasniqi, thotë se në Shqipëri shteti paguan 30 milion euro në vit për reklama dhe vetëm 80 mijë euro për librat e historisë.

 “Unë këmbëngul që shteti ka përgjegjësi themelore. E dini se sa paguan qeveria për reklama? 30 mln euro në vit. E dini sa paguan shteti për tekste historie paguan 80 mijë euro. Për kërkimin shkencor paguan zero euro. Ne flasim për vitin e Skënderbeut. Kemi 8 ministra. Ata do të bëjnë historinë e Skënderbeut?! Kjo është metodë e viteve ’60. E dini listën e dhjetorit ’90? Askush nuk e di”, tha ai në “Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?