Agron Duka kundër sallës bosh të Parlamentit: E hëna pushim, vetëm për mazhorancën

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar për sallën gjysëm bosh të Parlamentit.

Duke ironizuar mungesën totale të deputetëve të mazhorancës në sallë, Duka thotë se janë shndërruar në noterë të vullnetit të Kryetarit.

Reagimi i plotë:
“E hëna pushim, por vetëm për mazhorancën”
Sot është ditë e hënë, dhe për të gjithë ata shqiptarë që kanë fatin të kenë një punë, do të thotë zgjim i herët dhe përveshje mëngësh për të mbajtur familjet e tyre. Me punën e qytetarëve mbahet jo vetëm ekonomia, por edhe administrata, parlamenti dhe qeveria.
Me taksat tona, të cilat po pësojnë një rritje të vazhdueshme, mjafton të mendojmë taksën e pronës nga 1 Prilli, paguhen edhe ata që këtë sallë e kanë lënë bosh.
Ka kohë që Parlamenti është transformuar në një dhomë noterie, dhe pjesa dërrmuese shkon aty për të ngritur dorën kur e kërkon kryetari, por në këto përmasa po bëhet e turpshme.
Dy janë zgjidhjet: Ose shpalleni edhe të hënën pushim, dhe mos u lodhni me fasadën; ose shkoni në punë dhe justifikoni rrogën që merrni nga taksat e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?