Ahmetaj: Ndërtimi u nxit nga rritja e kredive për këtë sektor

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se ritja e sektorit të ndërtimi i atribuohet rritjes së huave për ndërtim.

Në një konferencë me gazetarët ministri tha se kjo tezë rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdo kujt

“Ekonomia është në një trajektore rritëse të qëndrueshme. Janë rritur huatë për ndërtim, si përgjigje e pyetjes se ku dalin paratë për ndërtim. Kjo rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdo kujt. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për të kuptuar se nga vjen rritja e sektorit të ndërtimit.”- ka thënë ministri.
Ndër të tjera, ai tregoi se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur me 6 %.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do t’ju lutesha të shihnit lejet e Bashkisë së Tiranës në vite. 24.9 mld në 2014 dhe 24.79 mld në 2017. Ky është një tregues shumë i rëndësishëm”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri përmendi edhe uljen e papunësisë në vend.

“Punësimi u rrit në 2017 , krahasuar me 2014 ka ulje prej 4 % papunësia, gati rritje prej po 4 % të pjesëmarrjes në forcat e punës. Në mandatin e dytë të qeverisë Rama papunësia po shkon drejt shifrës njëshifrore.“

Kreu i financave shqiptare tha më tej se kredia për sektorin privat shënoi rritje. Kreditë me probleme patën rënie, sipas tij.

“Rënie nga 24 % në mars 2014, në 13.2 % në dhjetor 2017 të stokut të kredive të këqija”- tha ministri. Ahmetaj në vijim të fjalës së tij, dha një panoramë të përgjithshme të ecurisë së ekonomisë në vend. “Pati 12.1 % rritje eksportet në 2017, ja nga vjen monedha e huaj. Rritja e eksporteve në janar është 23.6 %, perspektiva është e mirë, ka përmirësim të bilancit të pagesave. Është përmirësuar ekonomia për shkak të reformave. Eksportet bujqësore në janar 2018, janë rritur 40.3 %. Borxhi publik. ka qenë në trajektore rënëse nga 2013 në 2017”- tha ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?