Ahmetaj përplaset me Shehajn: Do bëhesh meme në internet, po qeshin gazetarët

Deputeti dhe biznesmeni Agron Shehaj është përplasur sot me ministrin Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.

I thirrur për dëgjesë, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka replikuar lidhur me TVSH-në për biznesin e vogël.

Në debatin mes tyre, Shehaj ka kërkuar ministrit se nga xhepat e kujt do të dalin paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ministri e ka këshilluar deputetin që të formulojë pyetjet siç duhet pasi mund të bëhet “meme” në internet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga debati: 

Shehaj: Kjo tregon qartaz se po mashtroni.

Braçe: Na thatë të vërtetën për atë punë e ujit që keni përpara?

Ahmetaj: Unë po detyrohem ta bëj si në klasë të parë këtë.

Braçe: Ju lutem ruani etikën.

Shehaj: Unë e dua si në kopësht

Ahmetaj: Unë edhe deputeti i nderuar kemi dy pozicione të ndryshme.

Braçe: Të dy ujë keni, shaka.

Ahmetaj: Po, në strukturën e çmimit të së njëjtës shishe është përfshirë TVSH.

Braçe: E paguajnë qytetarët apo jo?

Ahmetaj: Çdo mall apo shërbim ka të përfshirë TVSH, që do të thotë se te konsumatori çmimi nuk ndryshon.

Shehaj: Po gënjeni, lërini mashtrimet.

Ahmetaj: Moj zonjë mos u përfshini në këtë diskutim (për Tabakun)

Shehaj: Është mashtrim i pastër.

Ahmetaj: Unë dhe ti me këtë shishe do të bëhemi meme. Kjo ka TVSH pavrësishet se ku shitet. Shitësi është i detyruar të përfshijë TVSH-në . Do bëhesh meme. E dyta është deklarim, madje biznese të vogla që do arrijnë të zbresin TVSH për deklarimin korrekt.

Shehaj: Gazetarët po qeshin, nuk jeni i qartë. Kush do ta paguajë këtë taksë?

Ahmetaj: Këtë taksë kanë një jetë që e paguajnë shqiptarët që nga viti 1996. Çdo shqiptar ka paguar TVSH për çdo mall dhe shërbim, që do të thotë se kjo shishja që do bëhet meme nesër e ka të deklaruar TVSH.

Shehaj: Është qesharake që ju thoni se ne do vjelim një taksë të re. Nuk do fusni duart në xhepat e askujt. Pas deklarimit zoti ministër ka pagesë.

Ahmetaj: Ç’a ke që bërtet. Apo gjendesh keq. Mere me qetësi se dashuria iku. Është që nga ‘96.

Shehaj: Për këtë mashtrim do mbeteni në histori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?