Air Defender 2023/ Autoriteti i Aviacionit Civil: Priten vonesa e anulime fluturimesh edhe në Shqipëri

Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”. Manovrat ajrore do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 Qershor ndërsa disa zona fluturimi do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil.

Autoriteti i Aviacionit Shqiptar bën me dije se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Institucionet e linjës si Eurocontrol , Autoritetet e Aviacionit Civil, Albcontrol dhe Aeroporti Tirana International po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.

Stërvitja e NATOS “Air Defender 23” përfshin 25 Shtete mbi 10 mijë trupa dhe 220 avionë. Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe synon të tregojë forcën që ajo ka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?