Akuza për korrupsion pasiv, sa vite burg rrezikon të dënohet Safet Gjici

Pasditen e sotme, me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për akuzën që rëndon ndaj tij, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet se si do të shkojë çështja ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?