FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alfred Peza hetohet nga Prokuroria e Krimëve të Rënda

Nuk ndalojnë telashet për Alfred Pezën, ish-deputetin e PS-së. Akuza për fshehje pasurie rëndon mbi ish-deputetin periferik të PS-së. Ndonëse akuza lë shumë për të verifikuar, pasi hetimi nga prokuroria, u tha nga burime pranë deputetit, se ishte politike përsëri për ish-deputetin nuk ka qetësi.

Pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën, është regjistruar në Gjykatën Krimeve të Rënda procedimi penal për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Peza, i cili akuzohet për “fshehje pasurie”. Me hedhjen e shortit, çështja ndaj Pezës i është ngarkuar gjyqtarit Klodian Kurushi. Kjo kërkesë ndaj Pezës është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë dhe hetimet kanë nisur pasi ish-deputeti rezultoi se ishte aksioner në një bankë private në Shqipëri.

Ish-deputeti, pa ndonjë rëndësi politike për kryeministrin Rama, tashmë gjendet i vetëm përballë stuhisë së Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?