Alibeaj akuza ndaj Ramës: Trego të vërtetën për drogën në Maminas dhe takimin me Tahirin

Deputeti i Partisë Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, pas akuzave që ai ka bërë në adresë të kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat thotë se përmes këtyre akuzave, kreu i qeverisë kërkon të fshehë dy të vërteta.

Ai i kërkon kryeministrit Rama që të tregojë të vërtetën për rastin e drogës së kapur në Maminas dhe takimin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dy ditë më parë, në një spital në Tiranë.

“Akuzat qesharake nuk mund ta ndihmojnë Ramën të fshehë dy të vërteta të madha, së pari sepse po ndihmon Tahirin të shpëtojë nga burgu, dhe së dyti të vërtetën tjetër se i vëllai i tij është një nga peshqit e mëdhenj të kokainë në Durrës. Ai duhet të tregojë se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cili është roli i Olsit në ngarkesën e 613 kg kokainë e pastër. Rama hesht dhe nuk tregon pse është takuar fshehurazi me Tahirin mbasditen e së premtes në një nga spitalet e Tiranës. Është detyrimi i tij, të tregojë pse është takuar me Tahirin, duke mos e mbajtur peng integrimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Ramës me rusë, spiunazh, dhe destabiliteti, por është biznesi i tij familjet me kartelet e kokainës, është mbrojtja e Tahirit, dhe mbjellja e vendit me kanabis”, u shpreh deputeti Alibeaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?