Alibeaj: Dokumenti i Tahirit nga Katania nuk ka vlerë

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së ka zhvlerësuar sot, dokumentin “e pafajësisë” që deputeti socialist Saimir Tahiri ka paraqitur sot para medias për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria shqiptare.

Alibeaj deklaroi se: “Prokuroria italiane ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata e kanë kryer krimin në territorin e tyre.Por, Prokuroria e Katanias nuk mund të hetojë ish-ministrin që vepronte këtu dhe i hapte rrugën bandës. Kjo është detyrë e Prokurorisë shqiptare dhe pikërisht këtë detyrë Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar arrestimin.

Aktakuza e Katanias ka 1800 faqe prova përgjigme që tregojnë përfitimin direkt të Tahirit të miliona eurove nga trafiku i drogës. Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto po jo Tahiri dhe arsyeja pse Rama e mbron është se Rama është i kapur se Tahiri nuk do të rrinte duarkryq po do të nxirrte prova të aferave të tij dhe të afërmeve të tij p.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka nisur një sulm të paprecendë kundër prokurorisë shqiptare ku dallon këtu kërcënimin që ka ndaj dëshmitarit për lidhjet e Tahirit me habilajt. Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me trafikun e drogës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 DEKLARATA E PLOTË E ALIBEAJ:

Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër.

Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali.

Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës.

Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.

Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj.

Aktakuza e antimafias italiane per Tahirin jane 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.

Cdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova.

Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama.

Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por sic ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale.

Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, cka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë.

Një sulm frontal, të paprinciptë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt.

Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.

Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.

Partia Demokratike dhe opozita qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?