Alibeaj i kthehet Ramës: Vetëm një njeri në hall të madh flet me këtë gjuhë
Deputeti i Pd-së, Enkelejd Alibeaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Kuvend.
“Vetëm një njeri në hall të madh flet me një gjuhë fyese ndaj deputetëve të opozitës”, tha Alibeaj duke iu drejtuar kryeministrit.
“Kryeministri që po ikën duhet të dëgjojë diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, i pa fe, dele, të shitur, vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall vjen në Parlament dhe përdor këtë gjuhë. Ai do të donte t’ia kthenim me të njëjtën gjuhë. Unë i kërkova vetëm një gjë të thjeshtë, nxirr letrat. Ky fjalor ndyn gjithë këtë Parlament. Këto fjalë janë të tilla që meritojnë një sanksionim nga kryetarja e Kuvendit. Ju duhet të shpreheni tani”, tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

