FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj kandidon edhe në 6 bashki të tjera kundër PD dhe PS

Në fundjavën që lamë pas, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Mallakastër Agron Kapllanin për kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kapllani do të kandidojë përball kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve ku do të votojnë demokratët se kush do duhet të jetë. Në prezantimin e tij, Alibeaj tha se kandidati përball socialistëve duhet të jetë i lirë.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para, njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit”, tha Alibeaj, ndërkohë që më herët Kapllani është akuzuar nga Berisha se mbahet peng nga mazhoranca, pasi është përfitues i tenderëve nga qeveria, shkruan panarama, por mësohet se janë edhe disa kandidatë të tjerë të cilët kanë pranuar të dalin kundër PD së Berishës dhe PS së Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?