Alibeaj: Nesër humb imunitetin dhe moralin politik Edi Rama

Kuvendi do të votojë nesër kërkesën e prokurorisë për hetimin dhe arrestimin e ish -ministrin Saimir Tahiri. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e cilëson seancën e nesërme një test për qeverinë dhe moralin e saj politik.

Alibeaj: Nuk është se vendos ligji, drejtësia, interesi publik për të bërë drejtësi, vendos politika, vendosin kartonat, shumica. Saimir Tahirit nesër nuk do ti hiqet imuniteti dhe kjo është pengesa më e madhe që do ti vendoset drejtësi, drejtësi nuk do të bëhet. Ka ndodhur deligjitimimi i qeverisë. Nëse kjo çështje testonte dikë dhe testonte për diçka, kjo dikë ishte qeveria dhe ajo diçka ishte moraliteti politik.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Alibeaj thotë se e gjithë qeveria është kapur në krim të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alibeaj: Qeveria e gjitha është kapur në krim të organizuar dhe në korrupsion dhe nuk është kapur vetëm një Ministër. Këtu është kapur Kryeministri. Pasi ai që quhet krim i madh për të cilën akuzohet ky Ministër nga prokuroria shqiptare me prova të mbledhura nga administrata gjyqësore italiane është fakti që ky vend prej katër vitesh është kthyer në një parcelë të madhe kanabisi. Po kultivohej një potencial i madh kriminaliteti që plasi, dhe që ka përfshirë dhe qeverinë. Është instruktuesja, frumëzuesja, aktore në vetë të parë. Shqiptarët do të shohin nesër fatkeqësisht sesi pushteti ju është ozurpuar nga kjo mazhorancë, janë materialet ato që tregojnë se vetëm një Ministër përdor për zgjedhje 20 milion euro për të blerë vota, mandate, për të blerë pushtet. Nesër do të tregohet kryeneçësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas deputeti demokrat, Rama pasi e largoi Tahirin nga formacioni politik i PS, duhet ti hapte rrugë drejtësisë për të bërë punën e saj.

Alibeaj: Kryeministri dje teksa po i  bënte apologjinë Saimir Tahirit ndërmori një hap që mund të konsiderohet si një hap moral, e largoi nga rradhët e formacionit të vetë politik, Tahiri nuk është më deputet i PS, është deputet i lirë. Kjo është një lëvizje që duhej bërë, nuk duhet që një dru i shtermbër ti japë një kosto dhe personave të tjerë që janë të pastër. Mazhoranca dhe Kryeministri në këtë rast janë të lirë nga çfarëdo lloj solidariteti politik me drurin e shtrembër të vetin. Hapi pasardhës i Kryeministrit dhe mazhorancës është ti hapë rrugë drejtësisë. Por nuk e bën. Pyetja që çdo shqiptar mund ta bëjë në këtë rast: Po përderisa e distancove nga tufa jote politike, nuk ke më solidaritet politik për ta mbajtur, përse do të duhet ta mbrosh më fort sesa më parë? Ka një arsye tjetër. Arsyeja e vetme e provuar tashmë është se njeriu kryesor që ka organizuar të gjithë katrahurë krimninale që ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë është kryeministri Edi Rama, merr në mbrojtje dhe në sqetull Saimir Tahirin. Tashmë njeriu që po i ikën dhe imuniteti moral nuk është Saimir Tahiri, njeriu që do të humbasë nesër moralin dhe imunitetin është Edi Rama, Kryeministri i këtij vendi.

Por çfarë do të bëjë opozita në kushtet e forcës së kartonave të mazhorancës?

Alibeaj: Opozita do të bëjë tashmë aksionin e saj në një nivel më të lartë. Roli i opozitës nuk është më vetëm të denoncojë, por është të dalë në ballë të lëvizjes dhe psikozës shoqërore për të rrëzuar një orë e më parë këtë kastë mafioze që ka ozurpuar fatin tonë. Do ta bëjë me mjete politike. Do të bëjmë luftën tonë nesër në Kuvend. Sigurisht edhe në rakordim me ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Para një ore Joseph Daul në twitter ka dhënë dy mesazhe shumë të rëndësishme: Nuk ka rrugë për integrimin e Shqipërisë nëse nuk luftohet droga, krimi dhe nëse nuk lihet e lirë drejtësia të veprojë. Këta janë ndërkombëtarët që do të gjejnë dhe kanë gjetur tek opozita për këtë gjëmë të madhe që i ka dhënë Shqipërisë. Nuk është çështje pushteti kjo.

Për Alibeajn, qeveria dhe kryeministri i prenë duart drejtësisë për të bërë drejtësi.

Alibeaj: Ligji nuk i jep të drejtën parlamentit të lëshojë autorizim për mjetet e provës vetëm për arrestin. Kjo tolerancë e 5 anëtarëve apo kryeministrit për ti krijuar komoditetin Prokurorisë për të hetuar a është e plotë apo e mangët? Prokuroria ka kërkuar arrestin e zotërisë duke e justifikuar se ky zotëri nëse do të lihet i lirë duke qenë se ka qenë Ministër i Brendshëm, në krah të tij është Kryeministri i këtij vendi, duke qenë se kanë të gjithë shtetin dhe pushtetin, kanë të gjithë mundësinë dhe aftësinë të indimidojnë dëshmitarë dhe të asgjesojnë prova, të dekurajojnë vetë drejtësinë dhe mbyllin gojën e të gjithë atyre të cilët duan të bëjnë drejtësi. I kanë prerë duart prokurorisë, pra drejtësisë për të bërë drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?