FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj: Tahiri duhet të arrestohet, pasi ekziston rreziku të prishë provat

A i ka të gjitha mjetet në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda për të përfunduar një hetim të plotë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit?

Kjo është pyetja që ngre deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, i cili vuri në dukje se Prokuroria e ka të pamundur të kryejë një hetim të tillë për arsyen e vetme se i mungon një mjet në dorë.

Alibeaj tha se arresti është mjeti i vetëm që i lejon Prokurorisë të kryejë një hetim të plotë rreth akuzave të ngritura për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaron se duhet kërkuar arsyeja e arrestimit dhe kjo është pyetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, ka tre arsye në të cilat duhet të bazohet Prokuroria.

1-Prishja e provave

2-Largimi nga vendi

3-Kryerja e një vepre penale

Video:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?