AMA: Kërcënimi i gazetarit Ylli Rakipi, rast i përsëritur i presionit ndaj mediave

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar sot kërcënimet ndaj gazetarit Ylli Rakipi. Në një deklaratë për mediat, AMA shprehet se “solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun”.

Deklarata e AMA:

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

Swiss Digital Mobile Reklama

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?