Ambasada e SHBA, njoftim të rëndësishëm për vizat amerikane: Ja çfarë duhet të dinë aplikantët

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizat amerikane.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave!

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane. Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

Planifikoni për t’i lënë këto sende në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrini në ambasadë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?