FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada SHBA zbardh takimet e McCain në Tiranë

Ambasada amerikane ka zbardhur takimet e senatorit republikan John McCain, me krerët e lartë të shtetit shqiptar.

Sipas ambasadës së SHBA, McCain theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS. “Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.  Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Në të gjitha takimet në Tiranë, John McCain shoqërohej nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?