Ambasadori i BE: Reforma në Drejtësi dhe arritjet e SPAK, të pakthyeshme, të forcohen

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës së Drejtësisë.

Gonzato u shpreh krenar me punën e bërë nga drejtësia e re, duke theksuar se duhen akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve.

Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër arsyet për të festuar sot së bashku me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Është dashur shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në Drejtësi duhet forcuar, konsoliduar dhe duhet çuar më shumë përpara për të pasur akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve”,- tha ambasadori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gonzato theksoi se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe po ashtu arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme dhe nënvizoi rëndësinë e shprehjes së mbështetjes së qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?