FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i Italisë letër Bashës: Vlerësime për reformën

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku vlerëson kontributin për reformën në drejtësi.

Në një postim në statusin e tij në Facebook, sot paradite Basha publikon letrën e ambasadorit Cutillo, drejtuar kreut të opozitës.

Në letrën e ambasadorit të Italisë, Alberto Cutillo thuhet se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëshiroj t’Ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Ju në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë. Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmëri në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam besim se, edhe falë kontributit të Forcës politike që Ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë. Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, Zot Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta”, shkruan gjithashtu ambasadori, Alberto Cutillo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?