Ambasadori i Malit të Zi: Në Shqipëri nuk ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm pakicë malazeze

Ambasadori malazez në Tiranë, Ferhat Dinosha, thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë pakicë serbo-malazeze. Sipas tij, në vendin tonë ka vetëm një pakicë malazeze.

Ai thotë se ky realitet ka ndryshuar që nga viti 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Për këtë arsye, sipas Dinoshës, ky komunitet tashmë duhet të trajtohet me një status të ri nga ana e Shqipërisë. Duke folur për Ora News, ai thotë më tej se se gjuha dhe kombi malazez nuk duhen ngatërruar me Serbinë dhe se marrëdhëniet politike mes Tiranës e Podgoricës janë të shkëlqyera.

Dinosha ka kërkuar që në ndonjë shkollë të Shkodrës të futet gjuha malazeze dhe u shpreh se për pakicat duhet të kishte një fond nacional që do t’u vinte në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?