Ambasadori i ri i Portugalisë i paraqet letrat kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Portugalisë në vendin tonë, zotit Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles.

Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja e re e Danimarkës takon Presidentin Meta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?