FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Lu i qëndron deklaratës për çështjen “Tahiri”

Ambasadori Lu i qëndron deklaratës për çështjen “Tahiri”

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur mesditën e sotme që të lirojë Saimir Tahirin nga masa “arrest shtëpie”. Një ditë më parë, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë paralajmëroi se gjyqtarëve të çështjes u është dhënë ryshfet.

Pas vendimit të gjykatës, sot televizionin FaxNews, ambasada e SHBA është shprehur se “i qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione. Ka patur presion për çështjen Tahiri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Lu tha dje se: “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?