Ambasadori Soreca: Ne bashkëpunojmë me këdo në PD, edhe me Berishën!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca në vendin tonë vlerësoi hapin e ndërmarrë nga opozita, ku propozoi tre ndryshime të rëndësishme kushtetuese.

Sipas Sorecas kjo është demokraci, pasi e djathta po luan funksionin e saj si opozitë.

“Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, është dorëzuar në kuvend nga PD por siç e thashë, kjo është demokracia. Tashmë opozita është kthyer në parlament, do diskutohet midis mazhorancës dhe opozitës”, tha ambasadori në një deklaratë më mediat nga Korça.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse Bashkimi Europian është i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në, edhe nëse në kryer rikthehet Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga DASH, Soreca tha se “ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo në çdo rast”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike ka propozuar për ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshime në reformën territoriale, duke kërkuar rikthim të komunave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?