FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pret në Tiranë ekipin e DEA-s

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në Tiranë ekipin e DEA-s që vjen në vendin tonë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Brendan Leddy. Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA në Shqipëri.
Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?