Ambasadorja Yuri Kim: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në

Sot Yuri Kim nuk ka mbajtur asnjë rezervë ndaj ish-kryeministrit Berisha. E ka thënë prerë se nuk mund të ndodhë që PD-në ta marrë Sali Berisha.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha.

Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kim për TCH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?