Formacioni i javës në Conference League, pjesë e saj dhe një lojtar nga Egnatia
Egnatia ka marrë një vlerësim të rëndësishëm pas paraqitjes pozitive në debutimin e saj në fazën e ligës së Conference League. Mbrojtësi Enea Bitri është përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të parë, të përzgjedhur nga platforma e njohur statistikore Sofascore.
Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 ndaj Midtjylland në sfidën e zhvilluar më 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, duke e nisur me një rezultat pozitiv aventurën e tyre në këtë fazë të kompeticionit evropian.
Një nga protagonistët kryesorë të skuadrës rrogozhinase ishte pikërisht Enea Bitri. Mbrojtësi shqiptar zhvilloi një paraqitje të qëndrueshme në repartin difensiv, duke fituar vlerësimin e Sofascore dhe një vend mes futbollistëve më të mirë të këtij raundi.
Bitri u vlerësua me notën 8.6, rezultati më i lartë mes lojtarëve të Egnatias në këtë përballje, duke konfirmuar rëndësinë e tij në prapavijën e skuadrës.
Përfshirja në formacionin më të mirë të raundit përbën një tjetër vlerësim për mbrojtësin, por edhe për Egnatian, e cila synon të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.


