Ambasadorja Yuri Kim: Rajoni duhet të përgatitet për sfidat e reja!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në takimin me kompanitë lider në tregun e energjisë nga SHBA dhe BE u shpreh se rajoni duhet të përgatitet për sfidat e reja, ndërsa shtoi se  siguria energjetike është e ligur ngushtë me sigurinë kombëtare.

Sot jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë, SHBA ka nënvizuar se komuniteti ynë i aleatëve të sigurojë burimet e energjisë. Të gjithë kemi parë se lufta në Ukrainë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë dhe kemi nevojë të kemi më shumë gazsjellës. SHBA dhe Europa po përballen me sfida të reja. Siguria energjetike ka qenë e lidhur ngushte me sigurinë kombëtare dhe sot shohim kosto të larta. Rajoni duhet të gjejë një zgjidhje për sigurinë energjetike. SHBA janë në një partneritet të ngushtë me Shqipërinë. Jam e emocionuar që shoh që ka shumë drejtues nga qeveri të rajonit për të vepruar”, tha Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?