FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aministi për politikanët e korruptuar? Rama: Përralla, mos u merrni me idiotësi

Ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm, për amnisti të politikanëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Shqiptarja.com shkruante se Parlamenti shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra qytetarë të zakonshëm.

“Dosjet e pushtetarëve dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapen më kurrë, me qëllim për të rënduar pozitat e tyre. Po ashtu, kush është dënuar një herë nga gjykata për një vepër të caktuar penale, pavarësisht zbulimit të provave dhe fakteve të reja, vendimi i gjykatës nuk mund të rishikohet më, me qëllim rëndimin e pozitës së të dënuarit.

Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars”, shkruante kjo gazetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi ka shqetësuar komentuesit, të cilët e kanë pyetur Ramën nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Përralla. Pa merak,” shkruan Rama. “Është një idiotësi që nuk ka lidhje me realitetin,” shprehet më tej Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?