Andi Bushati: Ja pse Rama nuk është partner i besueshëm me studentët
Analisti i njohur Andi Bushati ka shkruar sot një artikull për devijacionet e kryeministrit në raport me protestën e studentëve. Ndër të tjera Bushati shkruan se Rama nuk është partner për bisedime me studentët se:
Për disa arsye.
Sepse ai, që tashmë ka marrë etiketën kryeministri i të pasurve, nuk shihet më si një shpresë për shoqërinë e drejtë dhe të barabartë ku ata duan të hyjnë nesër.
Sepse ai, si nismëtari i ligjit të arsimit të lartë që planifikon të çojë paratë publike tek privatët, nuk ka asnjë shans që në afatgjatë të plotësojë kërkesat e tyre.
Sepse ai që e ka mbushur qeverinë dhe administratën me hajdutë të pagdhendur me diploma falco, nuk është në gjëndje t’i përgjigjet aspiratave të tyre .
Sepse ai, pas manipulimeve me FRESH-in dhe spektaklit fallco që organizoi më Top Show, tregoi se është i një race të ndryshme me ata student që ende nuk janë mësuar me makivelizmin e baballarëve të tyre.
Sepse ai, edhe kulturalisht edhe estetilisht tregoi se është ku e ku më i vjetër, se shpërthimi i kreativitetit dhe fantazisë që shpalosën këto ditë studentët.
Këto dy javë treguan se edhe nëse do e kishte të mundur, ai kurrë nuk do të arrinte të ishte partneri, dialoguesi apo bashkëudhëtari i tyre.
Dhe me sa duke e ka kuptuar këtë.
Prandaj i është shmangur përballjes reale dhe po përpiqet ta zhvendosë konfliktin me Lulin dhe Monikën. Sepse vetëm aty ndihet mirë, me të singjashmit e vet.
KOHA JONË SONDAZH

