Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit hyjnë në selinë e PD: Do të heqim dyert e blinduara
Një ditë pasi gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha, anëtarë të grupit të Rithemelimit kanë shkuar sërish në selinë e PD.
Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe ish deputeti Klevis Balliu hynë në ambientet e PD dhe thanë se po priten ekspertët për të hequr dyert e blinduara.
Noka ka deklaruar se do duhet një kohë e gjatë për të çmontuar dyert e blinduara.
“Do çblindohet, do kthehet nga bunker në shtëpinë e demokratëve siç ka qenë. Po presim ekspertët për çblindimin e saj cdo demokrat është në shtëpinë e tij kjo është e padiskutueshme të gjithë të punojmë për tu bashkuar e për tu përballur me regjimin kriminal që është sot në fuqi, ai është armiku ynë. Me njëri tjetrin nuk ka asgjë cdo gjë është e tejkalueshme.
Po presim ekspertët që të bëjnë inspektim si duhet se nga informnacionet që kemi ne duhet shumë punë dhe duhen ekspertë të kualifikuar për çblindim por kjo është një kosto që duhet ta mbajmë, nuk kemi cfarë i bëjmë. Shtëpia e lirisë do kthehet në shtëpi lirie, shtëpia ne demokratëve do kthehet në shtëpi e demokratëve”, tha Flamur Noka.
KOHA JONË SONDAZH

