FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arjan Curri: “Po bëhen negociata të ethshme dhe të fshehta për të larguar me ligj Berishën”

Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se ka negociata mes Bashës dhe mazhorancës, për të gjetur një mënyrë, për largimin përfundimtar të Berishës nga politika.

Sipas Currit, kjo mund të ndodhë nëpërmjet një ndryshimi në ligjin e dekriminalizimit, ku shpallja non-grata nga SHBA dhe vendet e  BE, të jetë arsye e mjaftueshme për të bërë të pamundur qëndrimin në politikë. 

Pjesë nga biseda: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Arjan Curri: Po bëhen nën dhè negociata të forta, për ta nxjerrë Berishën nga parlamenti me ligj. Është ligji dekriminalizimt, që thotë personat që dëbohen nga BE dhe SHBA, e humbasin mandatin. Ka patur një debat nëse non-grata është expuls apo jo. Sipas një interpretimi të gjerë është.
Një nga negociatorët, e kam burim dhe më thotë që, po bëhen negociata të ethshme, që të bëhet një amendim i ligjit të dekriminalizimit dhe në pikën 2 të shtohet edhe fjala non-grata. Mjafton të bashkojë Basha dhe Rama votat dhe Berisha ikën nga parlamenti. Ka fuqi prapavepruese ligji i dekriminalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra loja është që ta përjashtojnë Berishën nga parlamenti me këtë ligj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?