FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kodheli: Armët kimike siriane u shpërbënë pak milje larg brigjeve shqiptare

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mbrojtur ligjin e mbetjeve në Kuvend duke rikthyer në vëmendje një tjetër çështje sensitive, atë të armëve kimike siriane.

Kodheli tha se lëndët kimike u shpërbënë vetëm pa milje larg brigjeve shqiptare, në një port të Italisë.

“Askush nuk u vra dhe askush nuk u ngrit” tha Kodheli, duke apeluar që të mos luhet  me sensibilitetin e njerëzve për ndotjen e mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të doja të riktheja në vëmendjen tuaj një debat të fortë dhe të drejtë që ne bëmë që në fillimet tona kur u fol për armët kimike siriane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë arenë është folur për gjithçka, janë përdorur fjalë të rënda pa kursyer gra dhe burra, familje, ndërkohë që dua tu rikthej qytetarëve shqiptarë në vëmendje ose të gjithë atyre që nuk e dinë këtë gjë, që ato lëndët kimike që nuk ishin armë kimike por ishin lëndë që po të bashkoheshin me disa elementë të tjerë bëheshin armë, u shpërbënë në një port krejt përballë portit të Durrësit, në Itali. Askush nuk u dëmtua, askush nuk u ngrit sepse u dhanë siguri  nga partnerët tanë strategjikë, ashtu siç u dhanë dhe në atë rast, të sigurisë që kishte shpërbërja e këtyre elementëve të rrezikshëm. Shumë kush nuk e di, por të jeni të sigurtë se ato janë shpërbërë pak milje larg bregdetit tonë.

Do të kishim dashur shumë që botën ta kishim pa plehra, por shoqëria e konsumit na e vështirëson këtë gjë. Ndaj duhet që ne të mund ta mbajmë vendin tonë sa më pastër, por sigurisht duke mos lënë pas dore as përpunimin e tytre, qofshin këto tonat apo ato lëndë të para që modestisht mund të ndihmojnë në mbajtjen në këmbë të një industrie të caktuar. Nuk mund të abuzojmë me sensibilitetin e njerëzve”- tha Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?