“Arrest shtëpie” pa mbikqyrje policore për Fran Frrokajn. Flet kryebashkiaku

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pa mbikëqyrje policore për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

E njëjta masë sigurie u caktua edhe për kreun e Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka dhe zv.kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti.

Të tre zyrtarët janë pjesë e personave të akuzuar nga Prokuroria për tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Lezhës, kryesisht në zonën e njohur si Rana e Hedhun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, ndaj Fran Frrokaj ishte caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak me mbikëqyrje policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frrokaj kërkoi që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.

Vetë kryebashkiaku ka deklaruar në seancë se e ndjen veten totalisht të pafajshëm. Ai tha se Bashkia firmos me dhjetra AMTP në ditë, por këto bëhet në funksion të vjeljes së taksës jo dhënies së pronësisë.

Frrokaj: E ndjej veten totalisht te pafajshem. Sot kerkova ndryshim të mases sepse nuk jemi në gjykim me themel per te kerkuar pafajësi. Ne jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast. AMTP kalon tek ne me shume per vjeljen e takses. Qytetari qe ka kete dokument, bashkia nuk ka drejte firme. AMTP unë firmos 20 deri 50 në dite dhe nuk kam kompetence te shkoj në terren.Ne kemi 5 dite kohe te kthejme pergjigje. Mbiemri Frrokaj nuk ka lidhje me mbiemrin Frroku. Asnje njeri i imi ne 10 breza nuk ka lidhje me keto persona. Kam ngelur i ofenduar nga prokuroria, te pakten 1 here do te duhej te isha thirrë.

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?