FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i dy deputetëve, PD nis sulmet ndaj prokurorisë

Pasi prokuroria urdhëroi arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, PD ka nisur sulmet ndaj prokurorisë.

Gazeta zyrtare e PD­-së, “Rilindja Demokratike”, shkruan se Rama dhe Meta duan t’i mbyllin gojën Doshit, duke e arrestuar.

“Skandal! Prokuroria bie në kthetrat e mafias dhe krimit shtetëror. Pa bërë asnjë hetim të mirëfilltë penal për akuzën e deputetit Doshi, se Ilir Meta ka porositur vrasjen e dy deputetëve, prokuroria ka kërkuar arrestimin e Tom Doshit për t’i mbyllur gojën skandalit me përmasa ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, atë që Ilir Meta, Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk e arritën përmes ekzekutimit të deputetit po kërkojnë ta realizojnë përmes arrestimit. Ky është vendim që kërkon të shpëtojë porositësit politik të krimit dhe të ndëshkojë viktimën. Shqipëria në këmbë kundër krimit shtetëror”, shkruan RD-­ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Jozefina Topalli shkruan: “Në ligjin e mafies padrinoja për të shpëtuar kokën e tij urdhëron dënimin e çdokujt. Ai zhduk edhe ish­ miqtë, ish­ bashkëpunëtorët e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?