Arrestimi i Tahirit, Naço: Nuk i lejohet asnjë deputeti që të bëjë analizë të provave

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, thotë në “360 Gradë” në Ora News, se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shumë e rëndë për shkak të akuzave.

NaçoKëshilli është i përbërë nga 10 anëtarë, 5 i ka mazhoranca dhe 5 i ka opozita dhe nuk kërkohet që të bëjë analizën e provave. Ne kemi pranuar, kemi një kushtetutë, kemi ndarje të pushteteve dhe i referohemi nenit 7 të Kushtetutës.

I kemi ndarë në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pra nga ky moment, nuk i lejohet asnjë deputeti që të bëjë analizë të provave, të shikojë është apo jo fajtor z.Tahiri apo ndonjë rast analog.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, kërkesa e bërë nga Prokuroria ishte një kërkesë e rëndë për zt.Tahiri, e rëndë për klasën politike që një ish-ministër i Brendshëm dhe një deputet akuzohet për vepra të rënda penale shumë të rënda, për trafikim të lëndëve narkotike, për grup të strukturuar kriminal, vepra penale që parashikohet jo më pak se 15 vite burgim. Rrezikshmëria e kësaj vepre, prokuroria ka kërkuar burgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga viti 2009, LSI dhe unë si deputet i saj kemi bërë një qëndrim publik që asnjë rast nuk do të bëhet mburojë ndaj deputetëve me imunitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?