Artan Hoxha: Uroj që SPAK-u të ketë gjetur “kokën” e rëndësishme që fshihet pas 40 milionë euro kokainë

Sot SPAK deklaroi se ka kapur një të madhe me kokainë me vlerë 40 milionë euro.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drøgës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

“Gjatë gjithë këtij viti kam folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Artan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme. Pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend. Dhe, si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari në Abc.

Pra gazetari i mëshon idesë se pas kësaj sasie të madhe kokaine fshihet një kokë e madhe në Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?