Artistët: Pandeli Majko ka mbetur si 28 vjet më parë, idealist

Tashmë konfirmohet se mes ministrit Majko dhe kryeministrit Rama ka pasur një debat të fortë në lidhje me votimin.

Rama i beri presion Majkos duke i thënë: ‘Mua mos më bëj numra. Nëse do të votosh kundër më mirë ik në shpi’.

Dhe Pandeli Majko këtë gjë ka bërë. Është ngritur dhe u largua nga salla e parlamentit duke ia lënë turpin 75 deputetëve të tjerë socialiste me në krye vetë Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky veprim është përshëndetur dhe nga regjisori Kastriot Çipi, i cili ka falënderuar ministrin socialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!

Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!’

Më herët, me anë të një letre të hapur, Çipi i ka kërkuar Majkos që të tërhiqet duke i kujtuar se janë e njëjta gjeneratë dhe se ishin me të në të njëjtën sallë, kundër partisë-shtet.

Çipi i kujtonte Majkos, se në ato kohë, 28 vjet më parë, ëndrrat për të cilat luftuan të gjithë së bashku dhe dy rastet kur ai mbrojti godinën e Teatrit Kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?