FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Çadra e PD i bëri të 40-at

Gjatë një takimi me studentët e Elbasanit, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla theksoi se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen dhe këtë sipas tij “nuk e luan as topi”.  Me ironi, deputeti i PS tha se çadra e Partisë Demokratike i bëri të 40-at.

 “Zgjedhje nuk e luan as topi që do të bëhen më 18 qershor. Në atë ditë bëhet provimi i politikës dhe politikave para popullit.  Partia Socialiste është e sigurtë që fiton shumicën por gjithsesi mirëpret vijimin e koalicionit me LSI-në. Ndërsa çadra e Partisë Demokratike tashmë ka bërë të 40-at. Ajo çadër është vendi ku janë mbledhur politikanët e korruptuar që janë kundër Reformës në drejtësi,” tha Balla.

 Deputeti mazhorancës gjithashtu tha se ai dhe kreu i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini nuk kishin xhelozi me njëri-tjetrin, por se interesi i të dyve ishte e ardhmja e gjeneratës tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Unë dhe Qazimi nuk kemi xhelozi për njëri-tjetrin. Ne na interesoni ju (i drejtohet studentëve) pasi ju jeni e ardhmja e gjeneratës tjetër. Nxis secilin prej jush të ketë ambicie që nesër të përfaqësojë Elbasanin në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?