Balla dhe Spiropali në konferencë për Presidentin e ri: Qytetarët të japin një emër përmes email-it

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministrja Elisa Spiropali kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Në fjalën e tij, Taulant Balla tha se deputetët e maxhorancës do të dorëzojnë nesër zarfet me 3 emra për kandidatët e tyre për president.

“Nesër në këtë sallë të grupit parlamentar ne do marrim propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS. Në një zarf çdo deputet përmes një formulari do ketë mundësi të propozojë jo me shumë se tre kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Për ne ka rëndësi të jetë proces konsultimi brenda grupit. Nesër deputetët do i depozitojnë në një sekretari të posaçme më pas do kemi mundësi të vlerësojmë propozimet brenda grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe populli s’mund të përjashtohet nga e drejta për të sjellë propozime, çdo qytetar i këtij është vendi i lutur që në këtë adresë emaili, kemi zgjedhur komunikim zyrtar, të sjellë propozimin e tij se cili mendon që duhet të jetë Presidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

E treta ka të bëjë me shoqërinë civile që të bëhet pjesë e konsultimeve. Në këtë sallë do ftojmë

E katërta janë konsultimet me grupet parlamentare të opozitës,” tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?